18.8 C
New York
Sunday, October 19, 2025

Buy now

Hailey Bieber dhe Kendall shkëlqejnë me elegancë në eventin e Kylie Cosmetics

- Advertisement -
Hailey Bieber dhe Kendall Jenner rrëmbyen vëmendjen me pamjen e tyre elegante në eventin e Kylie Cosmetics të premten mbrëma në Los Angeles, duke treguar figurën e tyre si supermodele.

Hailey, 28 vjeçe, zgjodhi një fustan të zi saten me një çarje të thellë në kofshë, i kombinuar me taka elegante me majë të mprehtë dhe grim neutral për sezonin.

Kendall, 29 vjeçe, shkëlqeu me një fustan midi blu me jakë të sheshtë dhe çantë në ton çokollate, duke ruajtur stilin minimalist, shkruan DailyMail.

Dyshja, që mbërriti në një autobus feste me pjesën tjetër të familjes Kardashian-Jenner, u bashkua me motrën e tyre më të vogël Kylie Jenner, e cila mbante një fustan rozë të ndezur dhe shoqërohej nga vajza e saj, Stormi, e veshur në mënyrë identike me nënën.

Kim Kardashian, gjithashtu, tërhoqi vëmendjen me një fustan seksi rozë me dekolte të thellë.

E kombinuar me taka transparente dhe aksesorë argjendi, ajo i qëndroi besnike stilit të saj glamuroz. Ndërsa Khloe mbajti një fustan të shkurtër argjendi me xixa dhe çantë me shkëlqim.

Në event morën pjesë edhe Kris Jenner me partnerin e saj Corey Gamble. Kris, e cila së fundmi ka bërë bujë me ndërhyrjen e saj estetike prej 100 mijë dollarësh (, u shfaq në të zeza, me doreza jeshile dhe syze dielli, edhe pse ishte mbrëmje.

Të ngjashme

Të fundit