Shkruan: Musli Gucati
Haga ky qytet i bukur por që fatkeqësisht ne nuk e njohim si të tillë pasi në kujtesën time ka ngelur që nga mosha e fëmijërisë kur ishte pjesë e çdo shtëpie shqiptare me lajmet që përcjellënin rrjedhën e gjykimeve të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Por sinqerisht nuk e kisha menduar asnjëherë që ne si familje do të përballeshim me të njejtën gjë.
Përballja, gjykimi i padrejtë që po i bëhet Babait e shokëve të tij bëri që Porta e këtij qyteti të hapet jo si turistë të cilët shkojnë për të vizituar bukuritë e tij për do mbetet si një emër që bart në vete dhimbje, mërzi, emocion, madje edhe mllef.
Në një nga vizitat me Hysin për herë të parë e dëgjova nga ai se si në këtë qytet të katër stinët ndodhin brenda një dite sigurisht që e kishte fjalën për motin e paparashikueshëm që mbizotëron këtu e pikërisht kjo është edhe ajo çka ne si familjar ndjejmë sa herë jemi këtu brenda këtyre mureve ndjejmë atë mërzinë qe po paguajnë çmim ata që mbrojtën lirinë dhe të drejtat e vendit dhe popullit të tyre.
E dhimbjen se mohojmë dot kur ditët që do duhej t’i jetonin me familjarë nipër e mbesa atyre po u mohohen e madje nuk arrijnë as për lamtumirën e fundit të me të dashurve të tyre, çdo vizitë aty është emocion në vete sepse përkundër të gjithave ata janë optimistë janë pozitivë e krenar madje shumicën e rasteve janë ata prej të cilëve ne marrim kurajo.
E mbi të gjitha mllefi ndaj kësaj gjykate raciste të njëanshme e të padrejtë na bëri ta shohim me sy tjetër Hagen, na bëri ta njohim në atë mënyrë që ne nuk do të donim ta njihnim.
Hagë uroj që një ditë valixhja ime të bartë eksperienca të tjera kur kthehem nga ti.
Uroj që një ditë të të njoh për të mirat tua dhe në ditë me të mira për ne.
Foto: Qendra e paraburgimit ku mbahen çlirimtarët.