Hasani kishte kërkuar që të vizitonte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Haxhi Shalën, Pjetër Shalën, Sali Mustafën dhe të tjerë bashkëluftëtarë, por përgjigja e ftohtë dhe jo-transparente nga ana e Dhomave të Specializuara ngre shqetësime serioze për mënyrën se si po trajtohen të drejtat e të paraburgosurve në këtë
Sipas standardeve ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, të paraburgosurit kanë të drejtë të vizitohen nga familjarë, përfaqësues politikë dhe shokë, për aq kohë sa këto vizita nuk përbëjnë rrezik për procedurat gjyqësore. Në këtë rast, një deputet i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës, dhe ish-i burgosur politik gjatë regjimit serb, është refuzuar pa shpjegim të qartë. Kjo nxit dyshime për një trajtim selektiv dhe të padrejtë, dhe lë përshtypjen e një procesi që nuk është në përputhje të plotë me parimet e drejtësisë.
Ky refuzim është vazhdimësi e masave të ashpra që po zbatohen ndaj krerëve të UÇK-së, të cilët tashmë kanë kaluar më shumë se katër vjet në paraburgim.