2.7 C
New York
Friday, February 20, 2026

Buy now

HAGA – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe rëndësia e vendimeve të saj

- Advertisement -

Shkruan: Ramiz Kelmendi

Jemi dëshmitarë se në Hagë po zhvillohet gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së dhe të shtetit, të cilët fillimisht u akuzuan për trafikim organesh dhe përfitime financiare si burim i financimit të luftës.

Qëllimi i raportit të Dick Martyt ishte që këto akuza të drejtoheshin kundër krerëve të UÇK-së, duke hedhur dyshime mbi vet luftën çlirimtare.

Kuvendi i Repubikës së Kosovës dha pëlqimin për themelimin e kësaj gjykate me synimin për të hequr njollën e pretendimeve për trafikim organesh dhe për të mbrojtur bazën e pavarësisë së Kosovës. Kjo, sepse nëse do të mbetej e paqartë kjo çështje, do të rrezikohej seriozisht vet legjitimiteti i shtetit tonë dhe do të vihej në pikëpyetje mbështetja ndërkombëtare për pavarësinë e Kosovës!

Kërkesa e prokurorëve për dënime deri në 45 vite burg për secilin prej të akuzuarve shihet nga shumëkush si e tepruar dhe me pasoja të mëdha politike. Çdo vendim dënues, qoftë edhe një ditë i vetëm burgim, do të përdorej në arenën ndërkombëtare për të pretenduar se shteti i Kosovës është ndërtuar mbi baza të krimeve kundër njerëzimit. Kjo do të ishte një njollë e rëndë historike dhe do të shfrytëzohej kundër nesh në çdo forum ndërkombëtar.

Si do të përballen përfaqësuesit tanë shtetërorë në takime ndërkombëtare, kur Serbia do të citojë:

“Shteti i Kosovës është krijuar mbi baza të krimeve kundër njerëzimit ndaj serbëve”, duke mos përmendur fare viktimat shqiptare dhe vuajtjet e popullit tonë?

Unë besoj në drejtësi ndërkombëtare të pavarur. Besoj se ish-krerët e UÇK-së janë të pastër dhe se lufta e UÇK-së ka qenë luftë çlirimtare. Por kjo duhet të vërtetohet me argumente dhe me një mbrojtje të fortë në këtë proces gjyqësor.

Është momenti i fundit që institucionet tona të veprojnë me përgjegjësi të plotë.

Në buxhetin e vitit 2026 duhet të parashihen mjetet financiare për mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes së krerëve të UÇK-së. Mbrojtja ligjore është mbrojtje e dinjitetit të luftës sonë dhe e vetë shtetit të Kosovës.

Andaj, nëse ne heqim dorë nga mbështetja institucionale dhe financiare për këtë proces, rrezikojmë të japim mesazh të gabuar para opinionit ndërkombëtarë.

Kosova ka nevojë për unitet, maturi dhe angazhim serioz – jo për përçarje.

Drejtësia duhet të flasë, por ne duhet të jemi të përgatitur ta mbrojmë të vërtetën tonë historike.

 

Të ngjashme

Të fundit