Home Lajme Hadergjonaj: Me LDK-në parashohim rritjen e ushtarëve aktivë në 6 mijë dhe 3 mijë rezervë

Hadergjonaj: Me LDK-në parashohim rritjen e ushtarëve aktivë në 6 mijë dhe 3 mijë rezervë

0
Hadergjonaj: Me LDK-në parashohim rritjen e ushtarëve aktivë në 6 mijë dhe 3 mijë rezervë

Kandidati i LDK-së për deputet, Fadil Hadergjonaj ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës parasheh që të rritet numri i personelit aktiv te Forca e Sigurisë së Kosovës.

Hadergjonaj tha se numri i personelit aktiv duhet të rritet në 6 mijë dhe 3 mijë rezervë të mbetet, teksa tha se “12 mijë quhet edhe një lloj rezerve pasive që nënkupton se jo të gjithë bëhen ushtarë”.

“E kemi parë në pandemi se ne jemi detyruar si ushtri ose si personel mjekësor të aftësojmë të rinj që të kryejnë një kontroll të lehtë. Ne duhet t’i aftësojmë të rinjtë në shumë drejtime. Programi i LDK-së e parasheh edhe këtë pjesë. Ne kemi largim të pjesëtarëve të FSK-së tani, është dukur për shkak të gjendjes ekonomike. Shumicën e rasteve në kërkesat që i bëjnë për lirim nga ushtria janë për shkaqe ekonomike”, tha Hadergjonaj në Rubikon në Klan Kosova.

Më tej, ai tha se në qeverisjen e LDK-së parashihet edhe rritja e koeficientit të pagave për ushtarët dhe sigurimi shëndetësor jetësor.

“Këtu kryeministri në ardhje e potencon çdo herë që koeficienti që në javën e parë do të jetë 150 euro, që i bie direkt rritje e pagave të personelit ushtarak. Sigurimi shëndetësor dhe sigurimi jetësor, tani FSK-ja është ushtri, ka sisteme të armatimit me rrezikshmëri të lartë dhe kur operohet me ato pajisje mund të vijë deri te incidenti dhe humbja e jetës. Këto janë të përfshira në program” tha ai.

Exit mobile version