12.2 C
New York
Sunday, November 24, 2024

Buy now

Habit Roza Lati, zbulon momentin më të vështirë në BBV

- Advertisement -

Roza Lati, një ndër banoret më të komentuara të BBV në intervistën e saj në “Cherry on Top” ka folur për përjetimet në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, ku përveç momenteve të bukura, ka pasur dhe disa shumë të vështira.

Roza ka rrëfyer se një ndër momentet më të vështira ka qenë situata me Meritonin dhe djalin e tij, një situatë që e bëri banoren ta përjetojë shumë keq dhe madje kishte menduar edhe largimin përfundimtar nga “reality show”.

“Momenti i vështirë për mua ishte situata me Meritonin. Bora, unë jam anëtare nderi e Shoqatës së Jetimëve, unë e kam zemrën shumë të madhe për fëmijët, për jetimët, bëj shumë, kam bërë shumë. Dhe unë në Big Brother të përplasesha me një të vërtetë të tillë, m’u shemb bota.

U ndjeva shumë keq. Nuk di nëse e keni parë atë prime. Ngrihesha nga divani, shkoja në dhomë dhe qaja fshehurazi. Më mbytën lotët e mia. Ka qenë një pikë në lojën e Big Brother që edhe kam dashur të shkëputem“, shprehet Roza.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit