Zaira Nara, motra e Uanda Narës, ka treguar një histori të pabesueshme që ka ndodhur shumë vite më parë dhe që përfshinte edhe Mauro Ikardin.
Ajo ka zbuluar se në periudhën kur Uanda ishte e martuar me Maksi Lopez, ajo kishte tentuar që të lidhte motrën e saj pikërisht me Mauro Ikardin, atë me të cilin ajo do të niste vetë një histori të denjë për telenovela.
“Uanda më prezantoi Mauron, ajo ishte martuar me Maksi Lopez dhe unë isha single. Së bashku vendosën që të më prezantonin dikë, ai dikush ishte Mauro Ikardi, shok skuadre i Maksit te klubi ku luanin. Unë nuk dëshiroja, por organizonin gjithmonë diçka. Sa herë që shkoja në shtëpinë e motrës time, ai ishte atje. Falë Zotit nuk u dhashë kurrë të drejtë, pasi më pas u bë babai i dy mbesave të mia bukuroshe. Uanda insistonte, ma solli surprizë, kur u organizua një udhëtim. Asokohe u inatosa me të. Pastaj u lidha me një djalë, u ndava prej tij dhe shkova në Itali për të shfryrë nervat me motrën time. Sapo mbërrita, më tha ‘Po dal me Mauron’. Unë desha të flisja për problemet e mia, më kishte paguar biletën e gjithçka për të biseduar, por sapo mbërrita më tregoi këtë gjë”, zbuloi Zaira ngjarjet e ndodhura disa vite më parë.






