Ish-ylli i industrisë së filmave për të rritur, Lana Rhoades, ka bërë deklarata të forta duke kërkuar heqjen e të gjitha materialeve ku ajo shfaqet dhe duke e dënuar hapur industrinë ku u bë e famshme. Rhoades thotë se sot identifikohet si aseksuale dhe se periudha kur hyri në industri vetëm 19 vjeçe ishte rezultat varfërie, presioni dhe manipulimi.
“Mendoj se ende jam numri 1 kudo. Është e çmendur të marrësh një vendim në moshën 19-vjeçare dhe të përfundosh ylli më i madh në botë, pa e synuar kurrë. Isha 19 vjeçe, e varfër dhe e manipuluar. Dua që çdo video të zhduket, që djali im të mos e shohë kurrë nënën e tij në atë mënyrë. Filmave për të rritur duhet t’u ndalohet ekzistenca. Njerëzit s’e dinë sa e tmerrshme është ajo që ndodh pas kuintave… Unë as nuk i pëlqej marrëdhëniet intime dhe nuk i gjej njerëzit tërheqës… gjithmonë kam qenë kështu”.






