6.8 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Habit Madonna, pështyn fansat gjatë koncertit

- Advertisement -

Madonna, në moshën 65-vjeçare, është ende një nga figurat më të njohura në muzikën ndërkombëtare.

Këngëtarja amerikane, e cilësuar si ‘mbretëresha e popit’, aktualisht është në turne me ‘The Celebration World Tour’, në të cilin po çon performancat e saj magjike në vende të ndryshme të globit.

E vërteta është se muzikantja vazhdon të krijojë zhurmë në skenat që ajo performon. Çdo paraqitje e Madonës është një ngjarje për qytetin ku ajo performon. Mirëpo, në paraqitjen e saj të fundit janë ngritur polemika për një moment që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Çfarë bëri Madonna për të shkaktuar një bujë të tillë?

Në mes të performancës, Madonna mori një birrë, piu pak dhe më pas e pështyu sipër fansave që po ndjeknin koncertin. Ishte një skenë e çuditshme dhe në mënyrë të pashmangshme u bë virale shumë shpejt.

“Nëse ajo më pështyn ose më hedh birrë, unë kërcej nga gardhi”, ka komentuar një përdorues i rrjeteve sociale.

Në fokus ishte sjellja e artistes, të cilën shumë e kanë quajtur “të tmerrshëm” dhe “pa klas”.

Unë shoh që artistët humbasin respektin për publikun”, shtoi një tjetër

“Sa e neveritshme që njerëzit që janë aq të hyjnizuar, mendojnë se mund të bëjnë çfarë të duan për fansat e tyre”, komentoi një tjetër.

Javën e kaluar, Madonna pësoi një rënie të rëndë në Seattle, kur një nga kërcimtarët e saj rrëshqiti dhe rrëzoi karrigen në të cilën ishte ulur muzikantja teksa këndonte.

Për fat të mirë, Madonna nuk pati lëndime dhe plagët dukeshin të ishin thjesht sipërfaqësore.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit