Home Rozë Habit këngëtarja e njohur: Kam fjetur çdo natë me makijazh për disa dekada…

Habit këngëtarja e njohur: Kam fjetur çdo natë me makijazh për disa dekada…

0
Habit këngëtarja e njohur: Kam fjetur çdo natë me makijazh për disa dekada…

Dolly Parton ka treguar se ka fjetur me makijazh çdo natë për disa dekada dhe kjo ka ndodhur për shkak se mund të kishte ndonjë urgjencë.

Aktorja hollivudiane, 77-vjeç, ka treguar se ajo ka zgjedhur të flejë me fytyrën e saj që shkëlqente, për të shmangur ndonjë rast të papritur nga fotografët në rrugë.

Në librin e saj të ri, “Behind The Seams: My Life In Rhinestones”, Dolly ka rrëfyer se ky zakon nisi rreth viteve 80′.

Ajo ka shkruar: “Kur arrita në Los Anxheles në vitet 80′, fillova të flija me makijazh dhe kjo për shkak të tërmeteve të shumta. Mendova me vete se nuk mund të dilja në rrugë pa makijazh pasi mund të kishte aparate fotografike. Kështu që vendosa të isha gati për të dalë”.

Pavarësisht se ka fjetur me fytyrën e lyer me makijazh, Dolly ka shtuar gjithashtu se ajo është siguruar që ta pastronte fytyrën siç duhej në mëngjes, para se të lyhej sërish.

Ajo ka shtuar: “Nuk ka aspak rëndësi se kur e pastron fytyrën për aq kohë sa e pastron një herë në ditë. Pasi zgjohesha në mëngjes, bëja të gjithë ritualet e mia dhe më pas vijoja sërish të vendosja makijazh dhe isha gati për të dalë dhe të dukesha bukur gjatë gjithë ditës”.

Të njëjtën gjë kam bërë edhe në vendlindjen time në Tennessee. Nuk doja që të shkoja në krevat dhe të dukesha e shëmtuar”.

Në intervistën e dhënë për “People” ajo ka treguar se vetëm vdekja mund ta bënte atë që të dilte pa makijazh në fytyrë.

Vetëm në rast se bashkëshorti im do të ishte sëmurë apo në rast të një urgjence mund të dilja pa makijazh. Nëse do arrestohesha për çfarëdolloj arsye, nuk do doja që në foton e arrestimit të dukesha keq si disa personazhe të njohur që kam parë”.

Exit mobile version