16.6 C
New York
Monday, June 16, 2025

Buy now

Habit këngëtari shqiptar: Deri para dy viteve nuk i kisha as një mijë euro në bankë

- Advertisement -

Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Ardit Çuni, ka folur rreth jetës së tij personale, e madje edhe për të ardhurat financiare.

Në emisionin “Sol Summer” në Klan Kosova, ai tha se deri para dy viteve nuk kishte as një mijë euro në llogarinë e tij bankare, megjithëse as ky fakt nuk e ndali t’i ndiqte ëndrrat.

“Unë deri para dy viteve nuk kam pasur as një mijë euro në bankë dhe vazhdoja udhëtoja deri në fund të botës. Njerëzit thoshin ‘uaa sa lek ka Arditi’, Arditi s’kishte lek kur të kthehej, thosha ‘çfarë do të bëja’”, u shpreh ai.

Artisti tutje theksoi: “Por kjo është kur ke besim në vete. Ne si të ri kemi forcën për të gjeneruar lekun si një bankë. Ka gjithmonë mundësi”.

I njëjti ka folur edhe për projektet muzikore dhe për planet që ka në këtë aspekt.

Të fundit e realizoi për kompeticionin e njohur “Kënga Magjike”, ku mori pjesë me këngën “Të du”.

Sidoqoftë, Çuni ka edhe shumë këngë të tjera e bashkëpunime që janë pritur mirë nga publiku e numërojnë miliona në YouTube.

Të ngjashme

Të fundit