Artisti i njohur italian, Enzo Ghinazzi , i njohur si Pupo, ka folur për historinë e pazakontë të tij, lidhjen dashurore me dy gra njëkohësisht. Në një intervistë për Corriere della Sera, ai ka folur për herë të parë për bashkëjetesën me gruan, Anna dhe të dashurën, Patricia, duke thënë se ka qenë një zgjedhje e vështirë.
“Kam dëgjuar që njerëzit më kanë zili. Gabohen. Nuk kam asgjë për të pasur zili. Nuk ka qenë një zgjedhje e lehtë. Ka shumë vuajtje. Unë sot jam 67 vjeç, bashkëshortja ime Anna është afër të 70-ve, kurse i është 62 vjeç. Mendoni se ka qenë e lehtë e gjitha kjo?
Apo se mund t’ua këshilloj këtë mënyrë jetese vajzave të mia? Kurrë! Njerëzit mund të kenë zili Silvio Berluscon-in, presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por jo mua. Jeta është fat, jo vetëm mundësi. Nuk pendohem për jetën time. Kam dy gra të jashtëzakonshme në jetën time.
Unë nuk jam i veçantë, janë ato. Poligamia është një realitet i përhapur në shumë vende. Kultura, edukimi dhe feja janë ato që na pengojnë të jemi poligamë. Kam paguar dhe po paguaj akoma pasojat e zgjedhjeve të mia.”, tha ai.