Kandidati republikan për president, Vivek Ramaswamy gjatë fushatës së tij elektorale është parë duke kënduar këngën e Eminem “Lose Yourself”.
Biznesmeni 38-vjeçar i cili garon në radhët e republikanëve, ka pësuar një rritje të mbështetjes se qytetarëve, referuar sondazheve të fundit.
Përpara qindra qytetarëve ai performoi duke i lënë të habitur të gjithë të pranishmit.
Ramaswamy e kishte quajtur këngën – një hit i vitit 2002 nga filmi “8 Mile” që fitoi një çmim Oscar.
Ramaswamy, kandidati më i ri kryesor në garën presidenciale të 2024-ës është i apasionuar i hip-hop-it, një ofertë e re kjo për Shtëpinë e Bardhë, shkruajnë mediat amerikane.