Aktorja britanike Helen Flanagan ka treguar se për momentin nuk është në kërkim të një lidhjeje të re dhe dëshiron të qëndrojë beqare, pas ndarjes me Robbie Talbot. Në një intervistë për The Mirror, 34-vjeçarja u shpreh se është e përqendruar te fëmijët, puna dhe jeta me miqtë, duke shtuar se ndjeshmëria e saj e bën të vështirë të krijojë lidhje të reja. Helen, e cila ka tre fëmijë me ish-të fejuarin Scott Sinclair, pranoi se edhe pse Robbie ishte i sjellshëm dhe i dashur me të dhe fëmijët, marrëdhënia e tyre nuk funksionoi afatgjatë.
Ajo shtoi se pas lidhjes së vajzave të tyre, është më e kujdesshme se kujt ia prezanton fëmijët në të ardhmen. Në rrjetet sociale, Flanagan ka folur edhe për sfidat e mëmësisë dhe fajin që ndjen ndonjëherë për mënyrën si i ndan energjinë mes tre fëmijëve. Ajo tha se po përpiqet të rikthehet në një periudhë ku ndjehet më e pranishme dhe më e lidhur me ta. Megjithë vështirësitë, Helen thekson se të qenit nënë është diçka që gjithmonë e ka dashur dhe se është e përkushtuar të bëjë më të mirën për fëmijët e saj, ndërsa mëson të jetë e sjellshme edhe me veten.