-12.2 C
New York
Saturday, January 31, 2026

Buy now

Habit aktorja e famshme Sydney Sweeney: Burri im ideal duhet të ketë…

- Advertisement -

Aktorja e njohur Sydney Sweeney ka folur hapur për jetën e saj sentimentale dhe tiparet që kërkon te një partner, duke bërë deklarata që kanë ndezur rrjetin.

Në një intervistë për Cosmopolitan, ylli i Hollywood-it tregoi se tërhiqet nga burra atletikë, shoqërorë dhe me sens humori, por theksoi se kjo është vetëm maja e ajsbergut.

Sweeney u shpreh se, duke qenë vetë shumë aktive dhe sportive, partneri i saj ideal duhet të jetë dikush që mund ta ndjekë në aventura ekstreme, nga ngjitja në male deri te hedhja me parashutë.

JYTGHJYK Sydney Sweeney Sexy Famous Actress Hot Zimbabwe | Ubuy

Përtej aspektit fizik, ajo vuri theksin te dashuria për familjen dhe aftësia për të qëndruar pranë grave të forta.

“Unë jam shefja në jetën time. Marr kontrollin, ndjek atë që dua dhe jam e sigurt në veten time. Jam e suksesshme dhe nuk kam nevojë për një burrë për t’u ndjerë e plotësuar”, u shpreh aktorja, duke nënvizuar pavarësinë e saj.

Ajo shtoi se është e rrethuar nga një rreth i ngushtë miqsh dhe gra të fuqishme, diçka që, sipas saj, shpesh i frikëson burrat.

Sydney Sweeney's sexiest outfits ever from 'nude' red carpet moment and  plunging dresses to racy lingerie

“Një burrë duhet të jetë në gjendje të më qëndrojë pranë në gjithë këtë botë”, tha Sweeney.

Aktorja rrëfeu gjithashtu se ka përjetuar zhgënjim në të kaluarën, kur një person për të cilin kishte ndjenja i kishte pranuar se nuk mund ta përballonte jetën dhe ritmin që ajo ka.

“Duhet një njeri shumë specifik për të qenë pjesë e botës sime. Është e vështirë”, pranoi ajo.

sydney sweeney, hot summer girl

Në fund, Sydney Sweeney la të kuptohet se po përpiqet të jetë më e hapur ndaj përvojave të reja, duke mos e kufizuar veten në një ide të ngurtë për atë që mendon se i nevojitet në një lidhje.

Sydney Sweeney on Her Collaboration With Frankies Bikinis

Të ngjashme

Të fundit