Në kapitullin e 10-të të librit të saj të ri, “Brooke Shields is not allowed to get old”, modelja dhe aktorja 59-vjeçare Brooke Shields diskuton se si marrëdhënia e saj me seksin ka ndryshuar ndërsa ajo është rritur. “Kisha një dëshirë të zjarrtë seksuale kur isha e re, por kurrë nuk u ndjeva sikur mund të ‘ngopja’ dëshirat e mia ashtu siç doja”-shkroi ajo, duke kujtuar humbjen e virgjërisë me të dashurin e saj të kolegjit kur ishte 22 vjeçe. “Prita kaq shumë sepse kisha mbi vete peshën e botës. Dhe madje edhe kur filluam të flinim së bashku, nuk e lashë kurrë të lirë veten. Oh, sa do të doja ta lija epshin të më pushtonte!”-shtoi ajo.
Por duke parë pas në kohë, Shields tha se dëshira e saj seksuale në fillim të të 20-ave nuk mund të ishte më ndryshe se sa është sot. “Dhe tani ja ku jam, më shumë se 35 vite më vonë, ndonjëherë duke pretenduar se jam në gjumë kur e di që Chris është në humor. Dhe kjo nuk ka të bëjë fare me Chris, si është seksi!”-shkroi ajo për bashkëshortin e saj prej një kohe të gjatë, Chris Henchy.
Unë jam duke kaluar nëpër të gjitha ndryshimet trupore që vijnë me plakjen si grua, flokët e holluar, menopauza, dhjami i ri i barkut, thatësia vagjinale, pakësimi i dëshirës seksuale dhe në gjendjen e natyrshme ndihem më pak tërheqëse për të se kurrë më parë.
Kur mjeku i Shields së fundmi e pyeti për jetën e saj seksuale, ajo shpjegoi se çfarë po ndodhte, por tha se ishte “në rregull me të”. Megjithatë, mjeku i saj nuk e pranoi atë përgjigje. Ylli i “Blue Laguna” tha se doktori i saj i dha një leksion se sa i rëndësishëm është seksi për një marrëdhënie dhe se ajo duhet të ekuilibrojë hormonet e saj.
Që unë të shijoj plotësisht seksin në këtë pikë, më duhen ilaçet e mia, veshjet e duhura të gjumit, jastëkun tim të veçantë dhe ndoshta një shot me tekile që të mund të relaksohem. Mjeku im më tha që duhet të filloj të marr testosterone. Për momentin, unë jam duke ecur me qasjen e vjetër se “sa më shumë seks të bësh, aq më shumë do ta shijosh.”