Shumë prej jush ndoshta ju shqetëson çështja se kur ekzaktësisht do ta njihni dashurinë e jetës. A është i dashuri juaj aktual ai “i duhuri”, apo ju thjesht po shpenzoni kohë me të? Më poshtë zbuloni se kur thotë shkenca se ju do ta njihni dashurinë e jetës!
Jeta jonë romantike lidhet me një teori matematikore
Matematicientja Hannah Fry shfaqi një studim që tregonte moshën ku shumica e njerëzve dashurohen. Në studimin e saj ajo shpjegoi se ka një teori matematikore, statistika dhe algoritme që përcaktojnë jetën tonë romantike. Sipas kësaj teorie, ne mund të dimë sa lidhje do të kemi përpara se të gjejmë “të duhurin”.
Ne i shtojmë mundësinë vetes të gjejmë “të duhurin” pas moshës 27-vjeçare
Ne kemi nevojë për disa lidhje “të dështuara”
Kushdo me të cilin ju dilni para moshës 27-vjeçare do t’ju drejtojë për tek partneri perfekt. Eksperienca juaj në lidhje dhe në dashuri do t’ju ndihmojë të mësoni e të kuptoni se çfarë kërkoni nga partneri juaj. Pas disa romancave, në të 30-tat e hershme, ju do të jeni të matur mjaftueshëm për të zgjedhur partnerin ideal.