Blerim Gashi është analist pothuajse i përhershëm në Kanal 10. Më saktësisht, ai shpesh flet në emisionin “Politiko”, që drejtohet nga moderatori Kushtrim Sadiku.
E ky i fundit, në emisionin e sotëm, e pyeti nëse do të ketë tym të bardhë në Ohër.
Z. Gashi iu përgjigj në latinisht, duke theksuar se “ka marrëveshje”, një gjuhë që i referohet zgjedhjes së papës së ri.
“Habemus agreement, kemi marrëveshje, por me i ra shkurt, po duket që ka indikacione të tërthorta që mund të mos ketë prezencë të zotit Vuçiq (në Ohër v.j.)” – tha z. Gashi, i cili e vazhdoi tutje analizën e tij.
“Mund të kemi befasi momentale” – vazhdoi ai.