12.2 C
New York
Monday, November 3, 2025

Buy now

Haaland shënon 26 gola këtë sezon për klubin dhe përfaqësuesen

- Advertisement -

Erling Haaland ka qenë sërish protagonist te Manchester City, duke ndihmuar skuadrën e tij të mposhtë Bournemouthin të dielën mbrëma në “Etihad” me rezultatin 3:1, në ndeshjen e xhiros së 10-të të Premier League.

Sulmuesi norvegjez e hapi serinë e golave në minutën e 17-të, ndërsa Tyler Adams barazoi rezultatin në minutën e 25-të. Haaland realizoi edhe golin e dytë për 2:1, pas asistimit të Ryan Cherki. Rezultatin përfundimtar 3:1 e vendosi Nico O’Reilly në minutën e 60-të.

Ky ishte goli i 26-të i Haalandit për Manchester City dhe Norvegjinë, ndërsa ai ka shënuar 13 gola në 10 ndeshje të Premier League këtë sezon.

Me këtë fitore, Manchester City ngjitet në vendin e dytë me 19 pikë, gjashtë më pak se Arsenali që kryeson tabelën.

Bournemouth pësoi humbjen e parë pas tetë ndeshjesh, dhe zë vendin e katërt me 18 pikë, të njëjta me Liverpoolin që është në vendin e tretë. Para kësaj ndeshjeje, Bournemouth kishte një ecuri prej pesë fitoreve dhe tri barazimeve në ligë.

Të ngjashme

Të fundit