23.5 C
New York
Saturday, July 12, 2025

Buy now

Haaland pozon foto me modelen kroate që bëri bujë në Botëror

- Advertisement -

Modelja kroate Ivana Knoll ka bërë namin duke pozuar në disa nga ndeshjet më të mëdha të futbollit të sezonit, por ajo u takua nga afër me një nga mega yjet e sportit gjatë pushimeve në Ibiza të premten.

E ashtuquajtura “Tifozja më seksi e Kupës së Botës” ndau një foto të saj me yllin fitues të trefishtë të Manchester City, Erling Haaland, pasi dyshja u takuan me njëri-tjetrin në klubin ekskluziv të plazhit Playa Soleil në Ibiza.

Si Haaland ashtu edhe Knoll shkëlqenin teksa goditën një pozë buzë plazhit, pa dyshim duke shijuar rrezet e diellit, transmeton Klankosova.tv.

Por gjiganti norvegjez nuk dha shumë më tepër – duke fshehur pjesën më të madhe të fytyrës së tij pas një palë syze dielli me kornizë të bardhë.

Ish-Miss Kroacia shpërtheu në sy të publikut si një nga fanset më të zjarrta dhe më tërheqëse në Kupën e Botës 2018 në Rusi dhe në Kupën e Botës të Katarit 2022, teksa modelja ndoqi me dashni ekipin e saj kombëtar kroat në Doha.

Të ngjashme

Të fundit