Louis Saha insiston se Erling Haaland është ende objektiv real i Manchester United.
Sulmuesi norvegjez është emri më i përfolur në futbollin evropian pasi po pëlqehet nga gjigantët si Real Madrid, Bayern Munich e Manchester City.
Sidoqoftë, ish-sulmuesi i “Djajve të Kuq” thotë se edhe klubi nga “Old Traffordi” mbetet në garë për futbollistin e Borussia Dortmundit, shkruan “Goal.com”,
United e pëlqente edhe më parë lojtarin, kur ai ishte pjesë e Salzburgut, por në fund kishte vendosur t’i bashkohej klubit Verdhezi.
E pasi shpërtheu edhe në Gjermani, Haaland është i gatshëm ta bëjë hapin e radhës në karrierë.
Më shumë gjasa ka që ai të përfundojë tek rivali i United, Man City, aty ku kishte luajtur edhe babai i tij.
Por, shumë prapa nuk mbetet as Real Madridi, i cili do të mundohet ta sjell atë në “Santiago Bernabeu” gjatë verës.
Muaj më parë, flitej edhe për një interesim të Barcelonës për Haalandin, duke e pasur parasysh që menaxheri i tij, Mino Raiola ka raporte të shkëlqyeshme me drejtuesit e gjigantit katalunas.