Erling Haaland nënshkroi një kontratë të re nëntëvjeçare me Manchester Cityn muajin e kaluar dhe sulmuesi i shkëlqyer norvegjez me këtë rast e shpërbleu veten me makinë të re.
Haaland fiton 480 mijë euro në javë me kontratën e tij të re, pa përfshirë bonuset, të cilat padyshim janë shumë bujare.
Dy herë fituesi i ‘Këpucës së Artë’ të Premier League është fotografuar duke dalë nga qendra stërvitore e Manchester Cityt sot me një Porsche 911 GT3 portokalli me vlerë mbi 240 mijë euro.
Çmimi fillestar i makinës është 210 mijë euro, duke e bërë atë Porsche-në e dytë më të shtrenjtë në treg pas 911 S/T.
Megjithatë, shumë entuziastë paguajnë shumë më tepër se çmimi i kërkuar për supermakinën, e cila përdoret rregullisht në pistat e garave si Spa dhe Silverstone.
Megjithatë, Haaland duket se e përdor atë vetëm për të udhëtuar në vilën e tij të re në fshatin Cheshire, ku së fundmi u zhvendos me të dashurën Isabel Haugseng Johansen (20 vjeçare), pasi ata patën fëmijën e tyre të parë në fund të vitit.
Që kur iu bashkua Cityt, Haaland i pamëshirshëm ka shënuar 117 gola në 133 ndeshje.
Në dy vjet e gjysmë në klub, ai fitoi gjashtë trofe të mëdhenj, duke përfshirë dy tituj të Premier League dhe Champions League.