1 C
New York
Wednesday, December 3, 2025

Buy now

Haaland hyn në “Klubin e 100-s” në kohë rekorde

- Advertisement -

Erling Haaland vazhdon të rishkruajë librat e historisë së Premier League.

Sulmuesi norvegjez i Manchester Cityt ka arritur kuotën e 100 golave në kampionatin anglez, duke e realizuar këtë në mënyrë spektakolare – vetëm pas 111 ndeshjeve, më shpejt se çdo futbollist tjetër në historinë e garës.

Supergoli ndaj Fulham të martën ishte i 100-ti për Haaland në Premier League, duke i dhënë atij rekord absolut. Ai e theu rekordin e vendosur nga legjenda Alan Shearer, i cili i shënoj 100 gola për 124 ndeshje në dhjetor të vitit 1995 me Blackburn Rovers.

Me këtë arritje, Haaland bëhet vetëm lojtari i 35-të që arrin “centurion”-in në Premier League.

I fundit që kishte hyrë në këtë listë ishte Son Heung-min në prill 2023, por koreani kishte luajtur plot 260 ndeshje për të kaluar shifrën e 100 golave me Tottenhamin.

Krahasimi nxjerr edhe më shumë në pah efikasitetin e Haaland, i cili po shfaq një ritëm realizues prej një tjetër planeti.

Goli ndaj Fulham nuk ishte thjesht historik; ai vazhdoi serinë mbresëlënëse të norvegjezit në këtë sezon. Haaland ka arritur në 15 gola në 14 ndeshje, duke udhëhequr bindshëm garën për Coca-Cola Golden Boot.

Ky trofe i njohur i golashënuesit më të mirë është një territor i njohur për të: norvegjezi e fitoi dy vite radhazi (2022/23 dhe 2023/24) përpara se Mohamed Salah ta tejkalonte sezonin e kaluar.

Të ngjashme

Të fundit