Manchester City ka marrë një fitore të rëndësishme ndaj Fulham.
Kampioni në fuqi arritën të fitojnë ndeshjen 2:1 në shtëpi ndaj Fulham.
Ndeshje më të mirë gjatë gjithë takimit zhvilluan vendasit, dhe në fund arritën të arkëtojnë pikët e plota.
‘Citizens’ shënuan të parët, kur në minutën e 17` Julian Alvarez realizoi një supergol.
Po rridhte minuta e 26` kur Joao Cancelo bëri një ndërhyrje në zonë, u ndëshkua me karton të kuq, dhe u akordua penallti për Fulham.
Nga pika e bardhë i saktë u tregua Andreas Pereira, i cili barazoi shifrat.
Man City gjatë minutave të mbetur të pjesës së parë u vërsulën drejt sulmit, por nuk arritën të realizojnë.
Në pjesën e dytë vendasit gjithashtu kërkonin të marrin epërsinë.
Atë e arritën në minutën e 74` me yllin e skuadrës, Erling Haaland, por që ishte në pozicion jashtë loje dhe VAR e anuloi.
Në minutat e fundit të ndeshjes Erling Haaland shënoi nga penalltia dhe i dhuroi fitoren ‘Citizens’.
Kështu me fitoren e sotme City merr kreun me 32 pikë.
Fulham në anën tjetër gjenden në pozitën e tetë me 19 sosh.