3.2 C
New York
Saturday, December 20, 2025

Buy now

Haaland barazon numrin e golave të Ronaldos në Ligën Premier në kohë rekord

- Advertisement -

Erling Haaland po vazhdon të shkruajë historinë në Ligën Premier, duke kaluar numrin e golave të Cristiano Ronaldos me golin e tij ndaj West Ham.

Norvegjezi arriti të barazojë shpejt rekordin e legjendës portgugeze, duke shënuar golin e tij më të fundit në më pak se shtatë minuta.

Ky ishte goli i gjashtë i Haaland ndaj West Ham në tre ndeshjet e fundit, duke e çuar në 148 gola në 169 paraqitje me fanellën e Manchester Cityt.

Goli i dytë i ditës e bëri atë të kalonte edhe legjendën e klubit, Francis Lee, në tabelën e golashënuesve të të gjitha kohërave të Cityt, duke u pozicionuar vetëm pas gjashtë futbollistëve që kanë shënuar më shumë.

Haaland gjithashtu barazoi ikonën e skuadrës së kuqe të Manchesterit, Ronaldon, me golin e tij të 103-të në Ligën Premier, por duke arritur këtë shifër me 119 ndeshje më pak se portugezi.

Ronaldo kishte arritur këtë objektiv në paraqitjen e tij të 233-të në dy periudha të ndryshme në ‘Old Trafford’, para se të largohej përfundimisht në 2022.

Ndërkohë, Haaland ka si synim tjetër të arrijë 150 gola në Ligën Premier më shpejt se legjenda e Cityt, Sergio Aguero.

Të ngjashme

Të fundit