Sulmuesi i Sporting Lisbonës, Viktor Gyokeres, i ka refuzuar të gjitha oferat që i kanë ardhur deri më tani.
Sipas gazetarit sportive, Fabrizio Romano, Gyokeres dëshiron vetëm transferimin te Arsenali.
“Topçinjtë” janë në bisedime për të nënshkruar me suedezin për rreth 83 milionë euro.
Marrëveshja ende nuk është finalizuar dhe në klub ekziston një dozë kujdesi derisa të arrihet pajtimi i plotë.