Në këtë deklaratë të gjatë, Guxo thotë se po i përcjell me vëmendje zhvillimet më të reja në vend, duke thënë se vendosja e kryetarëve në objektet komunale është obligim ligjor.
“Grupet e dirigjuara ekstremiste kriminale plasuan kërcënime publike dhe më 26 maj 2023 bllokuan hyrjen në objektet komunale. Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal kërkoi asistencë dhe Policia e Kosovës, në kuadër të kompetencave të saj ligjore, u detyrua të ndërmarrë masat e nevojshme për shpërndarje të turmës, pasi paraprakisht kishin kërkuar nga protestuesit të lirojnë hyrjet në objekte. Turma e ekstremistëve ka reaguar me dhunë në të tri komunat (Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok), por më së shumti në Zveçan, dhe nga sulmet me mjete të ndryshme, janë lënduar 5 zyrtarë policorë si dhe janë shkaktuar dëme materiale. Kryetarët e Komunave janë vendosur në zyrat e tyre sipas kërkesës së MAPL-së.” – shkruhet aty.
Guxuo nuk e ka përmendur farë çështjen e sanksioneve nga ana e ShBA-së. Megjithatë, aty shrkuhet se Guxo e mbështet bashkëpunimin me ShBA-të.
“Po ashtu, Partia Guxo mbështet komunikimin e sinqertë e të vazhdueshëm, bashkërendimin e bashkëpunimin e ngushtë të të gjitha institucioneve të Republikës së Kosovës me misionet e me partnerët ndërkombëtarë, veçanërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me të cilin partneritet e bashkëpunim vëllazëror, Republika e Kosovës ka trasuar e ndërtuar rrugën e vet drejt lirisë, pavarësisë, demokracisë e zhvillimit të saj si shtet i pavarur, sovran e unik.” – shkruhet tutje.