Sipas sondazheve të fundit të UBO-s, Lista Guxo nuk e kalon as pragun.
Lista Guxo e cila tani është në koalicion me Vetëvendosjen në statistikat e fundit arrin vetëm 0.8%.
Nga sondazhi në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.
Ndërsa partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 18.2 për qind, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.
Pas këtyre partive pason AAK e cila rezulton të ketë 6.8 për qind.
Lista Serbe ka marrë 3.2 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate 1.5 ka marrë për qind.
Ndërsa partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Lista Guxo me 0.8 për qind, PSD me 0.4 për qind ndërsa Alternativa me 0.1 për qind.