-4.8 C
New York
Sunday, February 2, 2025

Buy now

GUXO as 1 për qind të votave – Partia e Pecit dhe Gërvallës del katastrofë në sondazhin e UBO-s

- Advertisement -

Sipas sondazheve të fundit të UBO-s, Lista Guxo nuk e kalon as pragun.

Lista Guxo e cila tani është në koalicion me Vetëvendosjen në statistikat e fundit arrin vetëm 0.8%.

Nga sondazhi në kuadër të OMNIBUS-it për matjen e opinionit publik nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Ndërsa partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 18.2 për qind, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.

Pas këtyre partive pason AAK e cila rezulton të ketë 6.8 për qind.

Lista Serbe ka marrë 3.2 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate 1.5 ka marrë për qind.

Ndërsa partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Lista Guxo me 0.8  për qind, PSD me 0.4 për qind ndërsa Alternativa me 0.1 për qind.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit