6.3 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

“Guximtaret” heshtin për Asociacionin: Presidentja Osmani dhe kryediplomatja Gërvalla asnjë fjalë për draftin e BE-së

Para së pesëshja e madhe perëndimore ta sillte në Prishtinë draftin modern, Osmani dhe Gërvalla kishin qenë mjaft aktive në raport me këtë çështje.

E para kishte kërkuar që Kosova në bashkëpunim me SHBA-të ta hartonte një draft-statut, kurse e dyta kishe thënë se pas sulmit të 24 shtatorit në Banjskë Asociacioni kishte vdekur.

Heshtja e presidentes Osmani dhe kryediplomates Gërvalla nuk ka kaluar pa u vërejtur nga njohësit e rrethanave politike në vend.

Ata kanë thënë se në këtë çështje ministrja Gërvalla është dashur të jetë më aktive.

Analisti politik Shenoll Muharremi ka ironizuar me heshtjen e tyre për këtë çështje.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka përmendur faktin se Osmani dhe Gërvalla kanë qenë themeluese të partisë Guxo.

Sipas tij, këto dy zyrtare të larta është dashur të jenë më aktive në lidhje me këtë temë jetike për vendin. Ai ka kritikuar edhe heshtjen e opozitës.

Guximtarët. Shtrohet pyetja, ku është opozita? ahah po baj hajgare. Ku është ministrja jonë e jashtme? A është ende në funksion apo ka ndryshu diçka qe nuk po dijmë ne qytetarët? Asnjë aktivitet domethënës nuk e kam pa qe një kohë, sidomos këto ditë në dhe rreth Brukselit! Një ambasadori me rëndësi ja kishte mbyllur gojën. Ndoshta politika më e re e jashtme e Kosovës është mos me komuniku? Edhe Presidentja nuk po është vërdallë këto ditë me rëndësi.. Si duket nuk janë me rëndësi këto tema për Guximtarët!”, ka shkruar ai, duke përmendur vizitën e presidentes Osmani në Nju Jork.

“Me rëndësi ish me ba foto të mira nga New York City. Shumë bre mirë po duken në foto, por për foto i kqyrim tjetër kënd, ju keni disa punë tjera me i kry. Por me rëndësi ndoshta është vetëm me udhëtu jashtë vendit… se për Kosovën ka kush brengoset. Ambasadori Amerikan dhe Kancelari Scholz ndoshta”, ka shkruar ai.

Osmani kërkonte draft, Gërvalla e kishte shpallur të vdekur Asociacionin

Në fund të muajit shtator, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kishte befasuar kur kishte thënë se Kosova duhet ta hartojë një draft-statut për Asociacion në bashkëpunim me SHBA-të.

Ajo kishte thënë se ky draft do të duhej të ishte në harmoni me Kushtetutën e Kosovës.

Zgjidhja është se ne duhet të ulemi me SHBA, të përgatisim draftin tonë, ta prezantojmë para Sekretarit të shteti amerikan që është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës, në përputhej me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, në përputhe me letrën e Mogerinit që garanton se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive dhe në përputhje me qëndrimin e shkruar amerikan nga Chollet e Escobar, të cilët sqarojnë se një trup i tillë do të jetë trup koordinues dhe si e tillë nuk do ta rrezikonte funksionalitetin e brendshëm të Kosovës e as aspektet tjera kushtetuese të vendit tonë”, kishte thënë Osmani në një intervistë në RTK.

Pak më vonë, për këtë çështje kishte folur edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

Ndryshe nga presidentja, ajo kishte thënë se pas sulmit të 24 shtatorit Asociacioni kishte vdekur.

Sipas saj, kështu mendonin edhe ndërkombëtaret.

Të them të drejtën pas të dielës çdo bisedë për Asociacionin më duket e tepërt dhe nuk kanë kuptim. Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët. Të koordinojmë punën e komunave në veri të Kosovës është dallim tjetër. Janë katër parime të mos shkelë sovranitetin, Kushtetutën, të mos dëmtojë dhe të jenë koordinues”, kishte thënë Gërvalla në një intervistë për Top Channel.

Një ditë më parë, kryeministri Albin Kurti ka thënë se drafti evropian për Asociacionin, i cili është sjell në Prishtinë të shtunën e kaluar nga pesëshja e madhe, është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se propozimi parasheh që vlerësimin për të ta jep Gjykata Kushtetuese. /Nacionale/

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit