4.7 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Guvernatori i BQK-së pas takimit në Bruksel: Zbatimi i rregullores së re nuk vihet në diskutim

- Advertisement -

Guvernatori i BQK-së, Ahmet Ismaili ka folur pas përfundimit të takimeve në Bruksel mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë.

Ismaili ka njoftuar se negocim nuk ka pasur, por ai ka thënë se janë diskutuar modalitetet teknike si mund ta vazhdojë financimin Serbia.

Guvernatori ka theksuar se diçka e tillë do të bëhet vetëm përmes kanaleve ligjore dhe transparente në llogari bankare të përfituesve në euro, bazuar në propozim e BQK-së dërguar tek Banka Popullore e Serbisë.

“Nuk ka pasur negocim. Janë diskutuar modalitetet teknike se si mundet të vazhdojë financimi nga Serbia, përmes kanaleve ligjore dhe transparente në llogari bankare të përfituesve në euro, bazuar në propozim e BQK-së dërguar tek Banka Popullore e Serbisë. Nuk ka asgjë tjetër dhe as nuk kemi pranuar diskutime tjera”, ka deklaruar ai për Tëvë 1.

Për Ismalin zbatimi i rregullores së re të BQK-së nuk vihet në diskutim

“Rregullorja është në fuqi dhe nuk ndryshohet. Zbatimi I saj nuk vihet në diskutim. Mundësi ligjore ka për transfer legal, nëse gjithmonë Serbia ka gatishmërie të shfrytëzoj ato”, ka shtuar ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit