Home Sport Guti: Nëse Mbappe vjen në Real Madrid ai duhet ta mbajë kokën poshtë

Guti: Nëse Mbappe vjen në Real Madrid ai duhet ta mbajë kokën poshtë

0
Guti: Nëse Mbappe vjen në Real Madrid ai duhet ta mbajë kokën poshtë

Nëse Kylian Mbappe i bashkohet Real Madridit, atëherë ai duhet ta mbajë kokën ulur, sipas ish-mesfushorit të “Los Blancos”, Guti.

Ylli i Paris Saint-Germain ka qenë vazhdimisht i lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu”, por pastaj ai arriti një marrëveshje të re që e mbajti në kryeqytetin francez. Megjithkëtë nuk përjashtohet ende një mundësi në dy vitet e ardhshme.

“Nuk e di se cili është realiteti i Mbappes në Paris dhe si shkon në dhomat e zhveshjes së PSG-së. Ai duhet të vijë në Real Madrid me kokën ulur dhe të jetë një nga të tjerët në dhomën e zhveshjes. Nëse nuk është kështu, ai gabon dhe nuk e di se në cilin klub është. Ai mund të jetë lojtari më i mirë në botë, por Real Madridi është shumë më tepër se kaq”, ka thënë Guti.

Njëzet e katër vjeçari në këtë sezon ka shënuar njëzet e shtatë gola në njëzet e tetë ndeshje për PSG-në.

Exit mobile version