Në më shumë se tre muaj luftë, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres nuk ka arritur kurrë të flasë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.
Këtë e ka bërë të ditur vetë ai në Davos, duke folur për Al Jazeera: “E telefonova disa herë, por ai nuk më thirri kurrë”.
Zëdhënësi Stephane Dujarric në orët e fundit i përkufizoi marrëdhëniet OKB-Izrael si “të ndërlikuara dhe sfiduese”.
Por ai siguroi se organizata ndërkombëtare vazhdon të dialogojë me zyrtarët izraelitë për të lehtësuar operacionet e ndihmës humanitare në Gaza.