Guterres i cilësoi si “dështim të plotë” punimet e FMN-së dhe BB-së në periudhën e COVID-19 dhe shtoi se kjo ka lënë në borxhe të larta dhjetëra vende.
“Vendet e pasura kanë përfituar nga FMN-ja më shumë se vendet e varfra”, deklaroi Guterres duke theksuar se FMN dhe BB duhet të kthehen nga “gabimet historike”.
Kreu i OKB-së, Guterres tërhoqi vëmendjen se gjatë periudhës së pandemisë vendet G7 me një popullsi 772 milionë kanë marrë nga FMN-ja 280 miliardë dollarë ndërsa për vendet pak të zhvilluara me popullsi 1.1 miliard banorë janë ndarë 8 miliardë dollarë.
Drejtori i OKB-së për Grupin e Krizave, Richard Gowan i cili ka njoftuar pikëpamjen e tij lidhur me çështjen, tha se “Qeveritë perëndimore, janë të vetëdijshme se Kina është gjithnjë e më efektive në çështjen e dhënies së borxheve për vendet që janë në zhvillim. Për këtë arsye duke bërë reformë në FMN dhe BB, ata duan të parandalojnë që vendet e varfra të mbështeten për borxh te Pekini”.