21.3 C
New York
Wednesday, September 3, 2025

Buy now

Gurthemeli i stadiumit të ri në Suharekë, presidenti Ademi: Moment historik për sportin

- Advertisement -

Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, sot, së bashku me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, ministrin në detyrë të Sportit, Hajrulla Çeku dhe kryetarin e Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj kanë vendosur gurthemelin e stadiumit të ri në Suharekë.

Ai projekt, “pa dyshim është një moment historik për sportin dhe gjithë qytetarët e Suharekës”.

“Ky projekt madhor, i shpalosur nga drejtori i sportit në MKRS, Ibër Alaj, parashikon një stadium modern me 6,583 ulëse, sipas standardeve të kategorisë 2+, i cili do të përfundojë brenda 750 ditësh nga dita e sotme. Ky pa dyshim është një moment historik për sportin dhe gjithë qytetarët e Suharekës. Urime FC Ballkanit, FC Suharekës, si dhe të gjitha klubeve të futbollit për meshkuj dhe femra të kësaj komune. Ky stadium do të jetë një qendër e re e futbollit, por edhe e krenarisë për gjeneratat e ardhshme! #BashkëPërFutbollin”, ka shkruar Ademi në Facebook.

Të ngjashme

Të fundit