9.9 C
New York
Saturday, November 15, 2025

Buy now

Guri për Konjufcën: Po e shtyn qëllimisht procesin, nuk kërkoi vota nga askush

- Advertisement -

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka akuzuar mandatarin e Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, se nuk ka bërë asnjë përpjekje reale për të siguruar votat e nevojshme që të zgjidhet kryeministër.

Guri tha se Konjufca as nuk ka ftuar partitë politike për takime, e as nuk ka zhvilluar negociata për të krijuar shumicën parlamentare.

Sipas tij, situata aktuale nuk ka të bëjë me “reflektim”, por me mungesë vullneti për të kërkuar besimin e partive të tjera.

“Nuk është çështje e reflektimit, ai që dëshiron ta bëj shumicën – nuk pret që të tjerët të reflektojnë, mirëpo punon në atë drejtim. Ne siç e kemi parë deri tash, prej momentit që është mandatuar nga presidentja, Glauk Konjufca nuk ka punuar për me u votua nga partitë politike, ashtu siç kanë deklaruar partitë politike që nuk e ka ftuar askënd. Edhe në ditën që është mandatuar prej Këshillit të Përgjithshëm të VV-së, ai ka deklaruar se nuk do të bisedojë me partitë politike, sa i përket me ua kërkua votën”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Deputeti i LDK-së theksoi se Konjufca ka bllokuar procesin duke e shtyrë vendin edhe për 15 ditë të tjera drejt paqartësisë institucionale.

“Në politikë ne të gjithë e dimë që kjo nuk është çështje e reflektimit, por është çështje e besimit. Nëse të tjerët të besojnë edhe ti arrin marrëveshje politike me partitë e caktuara politike ti zgjidhet kryeministër, mirëpo nëse nuk arrin me i marrë votat Glauk Konjufca të partive të tjera, atëherë i bie që Glauk Konjufca vetëdijshëm e ka bllokuar vendin edhe për 15 ditë të tjera për qëllime të caktuara elektorale, ka pranuar me u bë vegël edhe me u përdor për me shty afatin e mbajtjes së zgjedhjeve – duke kalkuar në data, duke kalkuluar në vota më shumë”

Mandatari Glauk Konjufca ka edhe pak ditë kohë për të siguruar shumicën e nevojshme për formimin e qeverisë, ndërsa deri tani nuk ka pasur takime zyrtare me partitë opozitare.

Të ngjashme

Të fundit