10.5 C
New York
Saturday, October 18, 2025

Buy now

Guri: LDK-ja nuk është e gatshme të qeverisë me VV

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka bërë me dije se kjo parti nuk është e interesuar që të bashkëqeverisë me VV-në.

Ai ka vlerësuar se kjo parti nuk do të votojë asnjë qeveri të VV-së.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Guri ka treguar arsyet pse LDK-ja refuzon bashkëpunimin me partinë e Albin Kurtit.

Jo ne nuk do ta votojmë, ashtu siç e dini edhe ju edhe qytetarët e Kosovës. Ne i kemi marrë disa ftesa për me hy në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje që nga fillimi, domethënë kur ka fillu hapat e parë për konstituimin e Kuvendit. Ne të gjitha ato i kemi refuzuar, për arsye që mendojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e gatshme të qeverisë me LVV, duke e pasur parasysh që qeverisja e tyre gjatë katër viteve të kaluara, ata kanë keqqeverisur me të gjitha dikasteret, në të gjitha ministritë. Kështu që kësaj radhe ne nuk do të bashkëqeverisim e as nuk do ta votojmë qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje”, ka thënë Guri.

Ndër të tjera, ai ka thënë se LDK-ja nuk ka marrë ndonjë ftesë të re nga VV-ja për bashkëpunim.

“Jo, ne nuk kemi pasur ftesa zyrtare. Ne i kemi pasur disa ftesa të cilat kanë qenë publike prej LVV-së në drejtim të LDK-së për një koalicion të mundshëm ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, të cilat edhe ne publikisht i kemi refuzuar për arsye që mendojmë se nuk është i duhur një koalicion mes LVV-së dhe LDK-së”, ka thënë ai, duke përmendur dëmet që VV-ja ia ka bërë Kosovës me qeverisjen e saj.

Duke e pasur parasysh që ne dallojmë jashtëzakonisht shumë, duke e pasur parasysh që për LDK-në njëri prej misioneve kryesore është mbajtja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, ndërsa këta gjatë katër viteve i kanë dëmtu shumë interesat tona në raport me miqtë tanë dhe Kosova është nën sanksione. Ne nuk do të kontribuojmë në vazhdimin e një qeverisje prej LVV-së. Ato ftesat që i kemi marrë publike, që kanë qenë dy ose tri prej tyre, i kemi refuzu publikisht”, ka deklaruar ai.

Të ngjashme

Të fundit