4.1 C
New York
Saturday, December 28, 2024

Buy now

Guri i reagon Pecit: Mundeni me na paditë, por drejtësisë nuk mundeni me i ikë

- Advertisement -

Kryetari i Forumit të Rinisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri i ka reaguar ministrit të Bujqësisë, Faton Peci në lidhje me kallëzimin penal që dorëzoi pasi u zbuluan grantet qindra-mijëra eurosh që i janë dhënë familjarëve të deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Guri në një shrkim në rrjetin social Facebook, ka thënë se i ka kapur panika, pasi drejtësia po vjen.

E dinë që drejtësia po vjen.

E dinë që LDK-ja po vjen.

Arsyeja e padisë së tij, ka vetëm një përgjigje; PANIKË!

E përsëris qëndrimin tonë – kushdo që i ka futur duart në buxhetin e shtetit do të përballet me drejtësinë.” – ka shkruar ai.

Tutje, Guri ka thënë se mund të paditen, por nuk mund të fshihen nga krimet që po bënë Qeveria.

“Mund të na padisni, por nuk mund të fshiheni nga krimet qe po i bëni! E dimë që i keni vjedhur paratë, dhe drejtësia po vjen, LDK po vjen!

Ndryshimi po vjen!

P.S Keni me i kthy paratë CENT MË CENT.” – ka shtuar Guri.

Postimi i plotë:

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit