Gjithçka nisi nga një propozim ironizues i deputetit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Paris Guri, se do ta votonte kolegun e tij nga Vetëvendosje, Agim Bahtiri, për kryetar të Kuvendit të Kosovës.
Meqë Vetëvendosje nuk po arrin ta votojë për kryetare të Kuvendit, deputeten Albulena Haxhiu, Guri me sarkazëm tha se do ta votonte pa problem Bahtirin.
Bahtiri në seancēn e sotme që dështoi sërish, ia dërgoi një shishe me qumësht për fëmij Paris Gurit, duke dhënë mesazh se Guri për Bahtirin është fëmij dhe duhet të rritet.
Pas disa orëve që përfundoi seanca Guri iu përgjigj Bahtirit me një foto në Facebook ku ka nxjerr shishen me qumësht në 57 mililitra, aq sa edhe i ka vota tash për tash Vetëvendosje për kryetar të Kuvendit.
“As kjo si paska 61. Për mililitra e kom fjalën”, ka shkruar Guri në Facebook.
Bahtiri ka deklaruar se Guri e ka nderuar kur ka thënë se e voton për kryetar të Kuvendit e të njëjtin nder ia ka kthyer me shishen e qumështit.
Postimi i plotë:
Ajo s’mori votat e nevojshme dhe kryesuesi Avni Dehari e ndërpreu seancën.
“Detyrohemi ta ndërpresim seancën. 27 prill sërish në ora 10:00. Shihemi përsëri”, ka thënë Dehari.