Deputeti i LDK-së, Paris Guri, para fillimit të senacës ka komentuar ngërçin institucional, duke e quajtur situatën një fatkeqësi.
Ai tha se nuk ka parë ndonjë përpjekje serioze për zgjidhje dhe se përgjegjësia i takon Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kryeministri në detyrë ka deklaruar se kjo nuk është çështje me prioritet, dhe me këtë mendësi nuk shoh zhbllokim të shpejtë,” u shpreh Guri, duke theksuar nevojën për reflektim dhe përgjegjësi politike.
”Nuk e kam menduar asgjë dhe nuk është ndjenjë e mirë për të tentuar për ta zhbllokuar situatën, është fatkeqësi por I takon të parit të bëjë zgjidhje kështu që po presim. Kryeministri në detyrë ka deklaruar që nuk është çështje me interes me u zgjidh dhe me këtë mendësi nuk besoj zhbllokim të shpejtë të kësaj situate”, ka thënë Guri.