8.8 C
New York
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

“Guri” i gjelbër më i shtrenjtë në botë shitet për 9 milionë dollarë

- Advertisement -

Një smerald i rrallë katror 37 karatësh në pronësi të Aga Khan është shitur në një ankand në Gjenevë për gati 9 milionë dollarë, duke e bërë atë ‘gurin’ e gjelbër më të shtrenjtë në botë.

Karfica me diamant dhe smerald Cartier, e cila mund të bartet edhe si varëse, rrëzon nga froni një stoli të bërë nga shtëpia e modës Bulgari – dhënë nga Richard Burton si dhuratë martese për Elizabeth Taylor, transmeton Telegrafi.

Në vitin 1960, Princi Sadruddin Aga Khan porositi Cartier të vendoste smeraldin në një karficë me 20 diamante të prera në markezë për socialisten britanike Nina Dyer, me të cilën ishte martuar për pak kohë.

Dyer më pas nxori në ankand smeraldin për të mbledhur para për kafshët në vitin 1969. Ndryshe diamantet dhe smeraldet e rrallë janë shumë të kërkuar, dhe shpesh organizohen ankande ku shiten me shuma marramendëse.

Madje ekzistojnë ankande të veçanta për shitjen e tyre që zgjojnë interesim të madh të atyre, që janë “të dashuruar” në këto stoli. 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit