18.1 C
New York
Sunday, September 8, 2024

Buy now

Gundogan i zhgënjyer nga Kombëtarja: Nëse do të thoja se mbrojtja ishte problemi i vetëm, do të gënjeja

- Advertisement -

Asnjë nga përballjet miqësore, të “pancerave” gjermanë nuk shkoi siç duhet në muajin nëntor, me të besuarit e teknikut Julian Nagelsmann, që u mposhtën fillimisht nga Turqia, me rezultatine ngushtë 3 me 2 e më pas nga Austria me rezultatin e pastër, 2 me 0, duke thelluar kështu krizën, në të cilin 4 herë Kampionët e Botës janë prej kohësh.

Pas përballjes, mesfushori i “katalanasve” të Barcelona, Ilkay Gundogan, me shiritin e kapiten në humbjen ndaj Austrisë është shfryrë në zonën e intervistave, duke thënë se problemet në ekip janë të dukshme, madje jo vetëm në prapavijë.

“Nëse do të thoja se mbrojtja ishte problemi i vetëm, do të gënjeja. Grupi nuk po funksionon. Ishim ne që ua bëmë të thjeshtë fitoren austriakëve. Mjafton ta analizojmë nisjen e lojës nga mbrapa për të kuptuar ngërçin e skuadrës. Kartoni i kuq i Sane i përmblodhi të gjitha. Koha të reflektojmë, përndryshe do të jetë një paraqitje zhgënjyese në Kampionatin Europian”,- përfundoi kapiteni i “pancerave”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit