20.6 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Gundogan e do Barçën me Cityn në finale të Ligës së Kampionëve

- Advertisement -

Mesfushori i Barcelonës, Ilkay Gundogan, ka thënë se do të dëshironte që të përballet me Manchester Cityn në finale të Ligës së Kampionëve.

Gundogan, për ish-ekipin e tij theksoi që ka një skuadër të mirë, por sipas tij, në këtë garë kur luhet për finale ndryshojnë gjërat.

“A do të doja të përballesha me Man Cityn në finalen e Ligës së Kampionëve? Po sigurisht”.

“Do të doja të luaja finalen me Barçën. Do të ishte mirë, atëherë kundërshtari nuk ka rëndësi”.

“City ka një ekip fantastik, sigurisht… por në Ligën e Kampionëve kurrë nuk i dihet”, tha Gundogan.

Përndryshe, Barcelona në çerekfinale të kësaj gare do të ballafaqohet me Paris Saint-Germainin.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit