Mesfushori Arda Güler është aq i sigurt që do të ketë sukses te Real Madridi saqë thotë se ka blerë shtëpi në kryeqytetin spanjoll.
“Jam aq i sigurt që do të kem sukses te Real Madrid, saqë sapo kam blerë një shtëpi në Madrid,” tha Guleri për Marca.
Turku nuk po e fiton besimin e trajnerit Carlo Ancelotti dhe është përfolur për një huazim gjetkë.
Sidoqoftë, ai është përcaktuar që të qëndrojë në “Santiago Bernabeu” dhe të luftojë për një vend.