-1.5 C
New York
Friday, December 27, 2024

Buy now

Guerot: Osmani gjithmonë ka avokuar koordinim me ndërkombëtarët, i jemi falënderues

- Advertisement -

Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka lavdëruar presidenten Vjosa Osmani për “rol tejet pozitiv” në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Ai tha se ajo ka shumë shpesh kontakt me presidentin e Francës, Emmanuel Macron.

“Presidentja Osmani po luan një rol tejet pozitiv në marrëdhëniet ndërkombëtare, dhe shumë shpesh ka kontakt me presidentin Macron. Gjithmonë ka avokuar për koordinim ndërmjet Kosovës dhe ndërkombëtarëve dhe të gjithë i jemi falënderues asaj për këtë”, tha Guerot në Klan Kosova.

Ndërkaq, ai tha se anëtarësimi i Kosovës në NATO-s është dëshirë e hershme pasi një herë duhet të finalizohet Marrëveshja e Ohrit.

“Është e parakohshme të shkojmë në atë drejtim (anëtarësimi i Kosovës në NATO), sepse kemi diçka që është shumë e rëndësishme, Marrëveshja e Ohrit, të cilën e konsiderojmë detyrimore për të dyja vendet edhe për Kosovës dhe Serbinë”.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit