Kapiteni i Manchester Cityt, Ilkay Guendogan është shprehur shumë i lumtur pasi festoi me trofeun e Championsit.
“E pabesueshme. E vështirë të them diçka. Sonte shkruam histori. Ishte vështirë për të dy ekipet. Nuk ishim në më të mirën tonë në pjesën e parë. Kemi hezituar. E kemi ditur se duhet të luajmë më mirë në pjesën e dytë. Ishte me gjasë ndeshje 50-50. Ndjehemi me shumë fat që përfundoi për ne. E kemi ditur se të gjithë po flasin për tripletën. Presioni ishte prezent por ky ekip është ndërtuar për të përballuar presionin në mënyrën më të mirë të mundshme”, ka thënë Guendogan.
City fitoi Ligën e Kampionëve të shtunën duke mposhtur Interin në finale 1:0.
Është hera e parë që City bëhet kampion i Evropës.