Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Hysni Gucati, nuk beson se ish-Presidenti Hashim Thaçi do të lejohet të marrë pjesë në varrimin e babait të tij.
Gjatë një prononcimi për ATV, Gucati tha se beson që me Thaçin do të veprohet si në rastin e Kadri Veselit dhe të tjerëve, duke përmendur “të enjten apo të premten” si ditët kur Thaçit mund t’i lejohet vizita.
“Unë nuk e besoj se do ta lejoj për të pame. Unë besoj se do të jetë i njëjti rast siç ka qenë rasti im edhe rasti i zotit Kadri Veselit, bacit Jakup dhe Haxhi Shalës. Kjo Gjykatë nuk lejoi mas dy dite zoti Thaçit që të vije të varri i babait. Kështu besoj që Gjykata do të veprojë siç ka vepruar me neve më herët, dhe pikërisht të enjten apo të premten besoj se zotin Thaçi do ta lejojnë që të vijë në Burojë të familja.” – tha ai.