19.8 C
New York
Wednesday, September 17, 2025

Buy now

Gucati: Prokuroria nuk pati shanse kundër Rubinit – optimist për lirimin e ish-krerëve të UÇK-së

- Advertisement -

Ish-zyrtari i lartë amerikan James Rubin, e ka përfunduar dëshminë e tij në Hagë.

Ai për tre ditë radhazi u deklarua para prokurorisë dhe avokatëve si i ftuar i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në lidhje me këtë dëshmi për Klankosova.tv ka folur kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

“Te krejt që e ndjejnë vetën shqiptarë, besoj që kjo dëshmi është mirëpritur. Është dashur që të kalojnë 25 vjet dhe të vjen një mik i joni nga ShBA-ja dhe të na tregojë historinë tonë”, tha Gucati.

“Dëshmia e tij i ka rrëzuar krejt pretendimet e prokurorisë. Pra, prokuroria nuk pati asnjë shansë ndaj Rubinit edhe përkundër bashkëpunimeve mes tyre dhe tentimit për ta zënë ngushtë”, theksoi ai.

Kreu i organizatës së veteranëve të luftës u shpreh optimist për lirimin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare që po mbahen në Hagë.

“Më 11 shtator, unë kam qenë në Hagë dhe i kam vizituar z. Thaçi dhe z.Veseli. Në sytë e tyre kam parë një optimizëm. Edhe ata besojnë se vendimi do të jenë lirues”, deklaroi Gucati, njofton Klankosova.tv

“Kam shpresë edhe unë jam optimist për lirimin e tyre. Shpresojmë që të gjithë që janë në Hagë të kthehen sa më parë në Kosovë”, tha ndër tjera Gucati.

Gjatë dëshmisë, ish-ndihmëssekretari amerikan James Rubin, deklaroi se gjykimi ndaj Thaçit, është i padrejtë.

“E ka thënë edhe vet z. Rubin. Si ka mundësi që për pesë vjet të mbahet në burg një politikan, një kryeministër,  i cili e ka votuar Specialen dhe ka lobuar për formimin e Speciales”, përfundoi Gucati

Të ngjashme

Të fundit