3.1 C
New York
Thursday, February 13, 2025

Buy now

Gucati për vrasjen e familjarit të tij në Skenderaj: Rastet e tilla duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë

- Advertisement -

Një konflikt në mes të familjarëve për një parcellë, ka përfunduar me vrasje.

Ngjarja e ka tronditur ditën e djeshme Skenderajn.

Viktima është 42-vjeçari Ismet Ibishi, derisa të dyshuarit për vrasjen janë 62-vjeçari Hisni Ibishi dhe djali i tij B.I, 33-vjeçar.

Këta të fundit janë arrestuar ditën e djeshme nga policia.

Gjatë arrestimit, autoritetet e rendit, kanë gjetur dhe sekuestruar tri armë zjarri që ishin në posedim të të dyshuarve.

E lidhur me rastin, ka folur familjar i të dyja palëve, Hysni Gucati.

Gucati në emisionin “Kosova Today”, ka bërë thirrje që në të ardhmen të mos ketë këso ngatërresash.

“Kjo tash ka ndodhur. Rastin s’mund ta kthejmë prapa. Këtu tashti duhet të bëjmë çmos që t’i afrojmë mes vete, t’ju tregojmë që këto gjëra që janë të dobëta për vendin tonë duhet të ndalen njëherë e përgjithmonë”.

“Kjo çka ka ndodhur e ka tronditur Drenicën, për arsye se është vrarë një djalë i ri, një djalë i një veterani të UÇK-së. Kjo familje i ka tre anëtarë të familjes që kanë dhënë kontributin e tyre në UÇK”, ka thënë Gucati në “Klan Kosova”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit