Nuk i besoj Kurtit hiç, ky iu ka thënë shkoni në Hagë dhe ka vendos çmim tavan për mbrojtjen” – tha Hysni Gucati.
Nën moton ‘5 vjet padrejtësi e organizuar’, Organizata e Veteranëve të UÇK-së, zhvilloi një aksion simbolik te zyret e EULEX-it në Prishtinë, aty prej ku u nisën për në Hagë, pesë vjet më parë krerët e UÇK-së.
UÇK ka bë luftë të drejtë, ka bë luftë për kombin e vetë, për popullin e vetë dhe jo sot të merremi si kriminelë. EULEX dhe njerëzit e EULEX-it tentojnë që luftën e UÇK-së ta barazojnë me krimet e hordhive serbe”, tha kryetari i OVL-së, Hysni Gucati.
Rreth një letre që ka publikuar sot Albin Kurti, të cilën e kishte shkruar në vitin 2022 për kryetaren e Speciales, Ekaterina Trëndafilova, Gucati tha se nuk i beson Kurtit.






